PARIS - Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) , ka njoftuar se do të shpërblejë me 50,000 dollarë, italianen Angela Carini, e cila humbi ndeshjen e saj në raundin e 16-të të Olimpiadës kundër algjerianes Imane Khelif në Paris 2024 raporton The Independent.

Carini u tërhoq në raundin e parë kundër algjerianit pas vetëm 46 sekondash ditën e enjte. IBA, tha se Carini do të merrte 50,000 dollarë, federata e saj 25,000 dollarë të tjera dhe trajneri i saj 25,000 dollarë shtesë.
"Unë nuk e kuptoj pse ata dëmtuan boksin e grave. Vetëm atletët e kualifikuar duhet të garojnë në ring për hir të sigurisë. Nuk mund t'i shikoja lotët e saj. Nuk jam indiferent ndaj situatave të tilla dhe mund të siguroj se do të mbrojmë çdo boksier,"- tha presidenti i IBA Umar Kremlev.
Boksierja Khelif, gjithashtu 25 vjeçe, është bërë shënjestër e skeptikëve, të cilët e quajnë atë një 'burrë biologjik' dhe këmbëngulin se ajo nuk duhet të konkurrojë. Megjithatë, është raportuar se Khelif biologjikisht është një grua, e cila ka një gjendje të rrallë të kategorizuar si dallime në zhvillimin e seksit (DSD), e cila mund të rezultojë që individët femra të kenë kromozome mashkullore ose anatomi./ZËRI