
PARIS- Shqipëria përsëri pa sukses në Lojërat Olimpike! Sot në konkurimin e saj, qitësja Manjola Konini nuk arriti të kalonte në fazën tjetër. Konini u rendit e 37-të nga 40-të pjesëmarrës në garën e 25 metrave distancë, ku arriti të merrte vetëm 278 pikë, duke u renditur kështu vetëm tre pozicione larg vendit të fundit.
Pas eleminimit të Koninit në qitje, Meçës dhe Koxhakut në not, tashmë Shqipërisë i mbeten shpresat tek Luiza Gega, e cila do të na përfaqsoj në garën e 3000 metrave me pengesa dhe Franko Burraj, në garën e 100 metrave. Gjithashtu, Shqipëria këtë vit përfaqsohet edhe nga tre sportistë rus në disiplinën në mundjes.
Kështu mundësi ka sërish, por mbetet për tu parë nëse Shqipëria do arrijë të "rrëmbejë" medaljen e parë olimpike në "Paris 2024"./ ZËRI