Qytetërim

Lojërat Olimpike/ Notarja shqiptare Kaltra Meça e mbyll garën e katërta

16-vjeçarja u rendit e katërta në Baterinë e Parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.

I.F
Lojërat Olimpike/ Notarja shqiptare Kaltra Meça e mbyll garën e
Kaltra Meça

PARIS- Kaltra Meça, sportistja më e re e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, mbylli sot garimin e saj në disiplinën Not 200m Stil i Lirë.

16-vjeçarja u rendit e katërta në Baterinë e Parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.

Meça regjistroi kohën 02:12:21, duke iu afruar një suksesi historik.

Gjithsesi, performanca e adoleshentes ishte për t’u duartrokitur.

Më 30 korrik do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB