Qytetërim

Megan Fox është shtatzënë! Mënyra e veçantë sesi aktorja e ndau lajmin e pritjes së ëmbël

Me disa foto, ku shfaqet e lyer me bojë të zezë dhe me barkun e rrumbullakosur, Fox zbuloi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin Colson Baker.

k.m.
Megan Fox është shtatzënë! Mënyra e veçantë
Megan Fox

SHBA- Aktorja e famshme amerikane Megan Fox ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se është në pritje të ëmbël. Me disa foto, ku shfaqet e lyer me bojë të zezë dhe me barkun e rrumbullakosur, Fox zbuloi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin Colson Baker, i njohur si Machine Gun Kelly, të cilët e bënë të ditur romancën e tyre në vitin 2020.

Ajo e ka ndarë lajmin në Instagram, duke treguar testin pozitiv të shtatzënisë, ndërsa krahas fotove shkruan: Asgjë nuk humbet vërtetë! Mirë se u ktheve!

POSTIMI I MEGAN FOX: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Në nëntor të vitit 2023, Fox tregoi për përjetimin e një aborti spontan, duke përshkruar këtë eksperiencë në dy poezi të përfshira në librin e saj ‘Pretty Boys Are Poisonous’.

Aktorja Fox ka 3 fëmijë; Noah, 12, Bodhi, 10 dhe Journey, 8 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green./ZËRI

Poll

MOS HUMB