Qytetërim

Del me "humbje" bankomati në Pogradec, iu jep njerëzve më shumë para

Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.

E.K
Del me "humbje" bankomati në Pogradec, iu jep njerëzve
Bankomati nxjerr para

POGRADEC- Një ngjarje e pazakontë është shënuar disa ditë më pare në Pogradec, pasi një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje.

Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat u kanë dalë 6000 lekë më shumë.

Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.

Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.

Poll

MOS HUMB