Qytetërim

“Miqësorja” Inter-Chelsea “përplas” Cucurellën me Barellan

Ai që nuk mundit të ruante qetësinë pas këtyre ndërhyrjeve ishte Nicolo Barella.

I.F
“Miqësorja” Inter-Chelsea “përplas”
Marco Cucurella

LONDËR- Ndeshja midis Interit dhe Chelseas, ishte çdo gjë përveçse miqësore. Ndeshja u zhvillua në Londër dhe përfundoi në barazim 1-1, por ngjarje të shumta ndodhin. Protagonisti kryesor në Euro 2024, Marco Cucurella bëri dy ndërhyrje të rrezikshme, fillimisht ndaj Dumfries dhe më pas ndaj Darmian.

Ai që nuk mundit të ruante qetësinë pas këtyre ndërhyrjeve ishte Nicolo Barella. Mesfushori i Inter i kërkoi shpjegime Cucurellës, por mbrojtësi i Chelsea pretendoi se asgjë nuk ndodhi, sikur të ishin ndërhyrje normale.

Mesfushori i Interit ishte gjatë gjithë kohës i nervozuar dhe i shqetësuar për gjendjen fizike të shokëve të skuadrës. DAZN filmoi të gjitha situatat që ndodhen gjatë kësaj “miqësoreje”. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB