Qytetërim

Nga sulmi me armë, tek aborti e provimet e ngelura, banorët e BBV3 tregojnë sekretet e jetës

Këngëtari Bardhi i kërkoi ndjesë një vajzë për të cilën tha se e kishte lënë pezull njohjen me të, para se të futej në Big Brother.

F.m
Nga sulmi me armë, tek aborti e provimet e ngelura, banorët e BBV3
Sara Gjordeni

TIRANË- Yjet e Big Brother VIP 3 kanë hapur zemrën dhe kanë rrëfyer sekretet e tyre. Ishte një lojë e vëllait të madh që i vuri përballë kësaj sfide dhe i detyroi të hapeshin me bashkëjetuesit e tyre. Nga të gjitha sekretet, spikatën disa prej tyre.

Aktori i humorit, Julian Deda tregoi se ka falsifikuar pasaportën në mënyrë që të udhëtonte drejt Gjermanisë. Ndërsa, i vëllai tha se ishte detyruar të vishte fustan e të shtirej si vajzë, pasi kështu ua kishin gjetur dhe sajuar dokumentet.

“Po, kam ikur me pasaportë false në Gjermani. Dmth në ’95 kemi nejtur 3 vite pa prindërit sepse kishin ikur jashtë dhe pas shumë mënyrave për të na marrë se nuk kishte mënyrë për të shkuar mirë dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë. Njëri që kishte një djalë që ishte identik si unë, si me qenë binjak dhe vajza identike si vëllai im. Dhe unë kam shkuar kështu, ndërsa Mario me fustan,”- tregoi Juli.

Gazmend Ujkashi rrëfeu se në vitet ‘90 e kanë sulmuar me armë zjarri gjatë kohës që donte të kalonte kufirin ilegalisht dhe të shkonte drejt Greqisë.

“Ligji doli dhe ne u entuziazmuan shumë të gjithë ata që ishim të prirur për të ikur nga ky vend. Në atë kohë, repartet ushtarake nuk zbatuan ligjin dhe kushdo që shkonte në kufi, nëse ushtarët të shikonin, pa paralajmërim të vrisnin. Dhe ndërkohë që ne u bëmë shumë entuziastë, unë shkoj në Pogradec, një i ish-persekutuar që ishte shumë pranë kufirit në Korçë kishte hyrë garant që të na mundësonte kalimin e kufirit natën dhe kështu ishin dy veta që shkuam atje, u veshëm keq fare që të mos dallonim që ishim të zonës etj etj. Dhe kur ishim gati për të arritur në kufi, na dolën forcat ushtarake dhe na qëlluan. U kthyem dhe është një fat i madh. Plumbat i kemi dëgjuar dhe na kanë kaluar pranë,”- tregoi Gazi.

Dea Vieri ka treguar se ka ngelur në të gjitha provimet e matures.

“Përshëndetje unë jam Dea Vieri dhe kam ngelur në të gjitha provimet e maturës. Arsyeja pse kam ngelur në të gjitha provimet e maturës është sepse unë u diplomova në SHBA, nuk mi konvertuan kurrë provimet që dhashë atje dhe unë isha automatikisht e ngelur dhe e mbartur në të gjitha provimet dhe i kam dhënë në vjeshtë,”- tha blogerja.

Sara Gjordeni tregoi se kishte humbur një fëmijë.

“Tani afër kam humbur një fëmijë. S’e di askush brenda, as jashtë. Përveç atij dhe mamit. Kur kam humbur fëmijën ka qenë pika që u bëra kjo Sara pa takt!”- tha ajo.

Këngëtari Bardhi i kërkoi ndjesë një vajzë për të cilën tha se e kishte lënë pezull njohjen me të, para se të futej në Big Brother.

“Kisha një gocë që e kisha njohur tre javë para se të hyja këtu. Isha në kontakt, e kisha takuar një dy herë edhe kishim pëlqime, por jo një lidhje. E lamë pezull për të hyrë unë këtu. Desha t’i kërkoj falje,”- tha këngëtari.

Poll

MOS HUMB