Qytetërim

Nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas

Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00, pasi akrepat orës u zhvendosën pas për 60 minuta.

zh.ll
Nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas
foto ilustruese

TIRANË- Sot, 25 tetor, të dielën e fundit të tetorit është rikthyer ora dimëore. Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00, pasi akrepat orës u zhvendosën pas për 60 minuta.

Me rikthimin e orës dimërore, mëngjeset do të kenë më shumë dritë, ndërsa mbrëmjet do të errësohen më herët. Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981 për të kursyer energjinë elektrike. Ndonëse pati shumë diskutime për të mos e ndryshuar më orën, çështja nuk pati sukses dhe orari do të ndryshohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB