TIRANË- Vetëm 30 minuta para startit të derbit të kryeqytetit, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, janë publikuar formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës.
Të dyja skuadrat kanë zbardhur 11-shet me të cilat do të zbresin në fushë për duelin e shumëpritur, ndërsa emocionet dhe tensionet mes tifozëve kanë nisur më herët gjatë ditës.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija.
Trajner: Florin Bratu.
TIRANA: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic.
Trajner: Dean Klafuriç.
Përveç tensioneve mes tifozëve kundërshtarë, përplasje janë shënuar edhe me efektivët e policisë pranë hyrjeve të stadiumit. Gjatë incidenteve, policia ka shoqëruar disa persona./ZËRI