Qytetërim

“Nuk dua t’i lakohet emri”, Amos Zaharia flet për partneren: I përket botës së biznesit

Amos ka kërkuar që historinë e dashurisë ta mbajë sa më private

E.K

“Nuk dua t’i lakohet emri”, Amos Zaharia flet për

TIRANË- Aktori i njohur Amos Zaharia ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por nuk ka zbuluar identitetin e partnerës së tij.

Ai u shpreh se nuk dëshiron të komentojë shumë për jetën private, por vajza i përket fushës së marketingut, e mesa duket është një biznesmene.

“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”. 

I pyetur nëse lidhja e tyre do të arrijë një nivel tjetër, aktori tha: “Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë.”

Kujtojmë se para disa kohësh ai u fotografua krah një vajze bjonde në një nga baret e kryeqytetit, por nuk dihet nëse është ajo që ja ka vjedhur zemrën Amosit.

“Nuk dua t’i lakohet emri”, Amos Zaharia flet për

Poll

MOS HUMB