Qytetërim

Ofendoi Beatriksën/ Vëllai i Albano Bogdos: Ai është Mbret, ju jeni fshatarë

Familjarët e Albano Bogdos kanë fjalët më të mira për të thënë për të, duke mos kërkuar asnjë falje publike për termat e përdorur.

k.m.
Ofendoi Beatriksën/ Vëllai i Albano Bogdos: Ai është Mbret,
Albano Bogdo

TIRANË- Rrjeti e "kryqëzoi", por duket se familja e mbështet. Por edhe vetë aktori i humorit, Albano Bogdo nuk është penduar aspak për ofendimin e rëndë ndaj Alban dhe Beatrix Ramosaj. Madje familjarët e tij kanë fjalët më të mira për të thënë për të, duke mos kërkuar asnjë falje publike për termat e përdorur.

Ofendoi Beatriksën/ Vëllai i Albano Bogdos: Ai është Mbret,

“Fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës,”-shkruan i vëllai në një foto që ka ndarë me Albanon. Ky i fundit shfaqet i buzëqeshur, e mesa duket nuk po shqetësohet për padinë që po përpilon ndaj tij këngëtarja e njohur. 

Aktori i humorit Albano Bogdo ka shkaktuar një furtunë reagimesh e kritikash në rrjet, për shkak të një monologu në nisje të emisionit të tij, kjo për shkak të deklaratave ofenduese ndaj këngëtarit Alban Ramosaj, i cili ka vendosur të largohet nga muzika. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, aktori e prezantoi këngëtarin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB