
TIRANË-Dy banoret janë përplasur fizikisht mes tyre, pas Rike Roçi i derdhi aktores pana në kokë teksa ajo qëndronte ulur tek shkallët në oborr. Në atë moment, Egla teksa tentoi ta ndalonte u përplas me rivalen e saj në garë. Ndërkohë banori, Jetmir Salaj, i cili qëndronte i ulur pranë aktores, ndërhyn për të ndarë Eglën dhe Riken.
“O idiote, o idiote”, i drejtohet Egla Ceno.
“Pastroje shpirtin, para se të flasësh për njerëzit e mi, more vesh. Pastroje shpirtin para se të flasësh për njerëzit e mi jashtë. Shtrigë”, iu kthye Rike Roçi.
Pasi i hodhi qumshtin në kokë, Rike Roçi largohet dhe më pas i kthehet sërish Eglës duke e quajtur një njeri me shpirt të zi dhe femër negative.
View this post on Instagram
“Ashtu të paktën je e bardhë tani, o shpirt zi. Tani je e bardhë, ishalla të është ushqyer shpirti se e ke bosh. Femër negative, shihe çfarë surrati ke”, i thotë ajo.
“Surratin e kam si shpirt”, i përgjigjet Egla.
Ndërsa Rike i shpjegon banorëve të tjerë fjalët e aktores që e irrituan duke e bërë që të ndërmerrte aktin: “Më tha shko shiko njerëzit e tu që ke jashtë, çfarë nënkupton ajo me këtë?!”
Pas përplasjes fizike mes tyre në oborr në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i zi, i cili nuk u hap./ZËRI