
TIRANË- Largimi i Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, ka gëzuar moderatoren Alketa Vejsiu, e cila e kishte denoncuar drejtorin tashmë të dorëhequr, për largimin nga puna të njerkës së saj, në mënyrë të padrejtë. Vejsiu shprehet në një postim në rrjetet sociale, se të njëjtin fat me Pezën duhet të kenë dhe të tjerë punonjës të tjerë në RTSH që kanë zbatuar praktikat e tij joligjore.
“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch! Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!
Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.
Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”, shkruan Alketa Vejsiu.
Disa muaj më parë Vejsiu akuzoi Pezën se i kishte larguar nga puna një nga familjarët e saj që punonte prej 32 vitesh në Radio Televizionin Publik (partneren e babait të saj), pikërisht në kohën kur ky i fundit ndërroi jetë.
“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë.
Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!
Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe”, shkruante moderatorja pak kohë më parë.
/ZËRI