Qytetërim

Pse të gjithë e urrejnë Stephanie Weiss

Në një video që ka marrë më shumë se 16 mijë komente, Stephanie kërkon që njerëzit të heqin dorë nga filtrat, ndërkohë që vetë ajo njihet si ‘nëna’ e ndërhyrjeve

E.K
Pse të gjithë e urrejnë Stephanie Weiss
Stephanie Weiss

SHBA- Një influencere, Stephanie Weiss, është bërë virale në Tik Tok, për shkak të një video të saj, ku kërkon që vajzat të heqin dorë nga filterat në rrjetet sociale, në një kohë që vetë ajo akuzohet se në ccdo postim përdor të tilla.

“Unë mendoj se ne seriozisht duhet të heqim dorë nga filterat në vitin 2024. Nuk është më e e lezetshme, nuk e di pse njerëzit e bëjnë akoma, nuk e di pse duhet ta normalizojmë këtë gjë. Unë inkurajoj njerëzit që të mos përdorin filtera, ne të gjithë kemi inperfensionet tona. Unë mendoj se kjo na bën ne njerëz që të kemi personalitetin dhe individualitetin tonë. Kjo na bën ne të bukur, njerëzit nuk janë alienë”, shprehet ajo në një video që ka marrë më shumë se 16 mijë komente.

Shumë prej njerëzve shprehen se kjo videot është realisht një komenti, dhe e akuzojnë atë si ‘nënën e filterave’.

"Vajzë je kaq unikë, lëkura në ngjyrën e portokallit është një bekim”, thuhet në një prej komenteve që është bërë më së shumti virale.

“E dija që do të gjeja një minierë ari përpara se të hapja komentet”, shkruan një tjetër përdoruese e TikTok.

“Uroj të kisha para që të mund të isha kaq natyrale sa ti”, thuhet në një tjetër koment./ZËRI 

Poll

MOS HUMB