Qytetërim

Putin i lidhur me ‘barbien’ ruse? Mediat: Njihuni me dashurinë e re të presidentit

Në skenë del një tjetër femër, e cila dyshohet se është e dashura e re e Vladimir Putin.

D.XH
Putin i lidhur me ‘barbien’ ruse? Mediat: Njihuni me dashurinë
Barbie e Putin

RUSI – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se është ndarë nga e dashura e tij, ish-atletja ruse, Alina Kabaeva, teksa tashmë ka zgjedhur një bionde aristokrate. Kritikët vendas e përshkruajnë atë si “barbie ruse”, për shkak të pamjes së saj. Prej shumë vitesh, Putin përflitet se ka krijuar një lidhje me medalisten olimpike Kabaeva, me të cilën besohet se ka edhe dy fëmijë. Mirëpo, asgjë nuk është e konfirmuar në mënyrë zyrtare.

Tashmë mediat perëndimore shkruajnë se Putin ka bërë përpara në jetën e tij personale. Ai besohet se është lidhur me këtë grua modele, pak më e re në moshë, e cila ka profil më të lartë në Rusi, sesa paraardhësja e supozuar. Disa media ruse kanë shkruar gjithashtu se Ekaterina Mizulina është e dashura e presidentit Putin.

Mikja e re e kreut të shtetit, ndryshe nga Kabaeva, është bionde, si dhe ka një profil publik. Ndryshe nga atletja misterioze, që shfaqej rrallë publikisht. Mizulina dyshohet se është e përfshirë në fushatën e ndalimit të opinioneve kundër luftës në Rusi, si dhe mbështetëse e fushatës anti-LGBT.

Ekspertja ukrainase e agjencisë “Sitting Rus”, Olga Romanova tha për rrjetin parlament.ua, se e dashura e re ngjan se ka shijen e Putinit, me shije barbie. “Ajo duket se është sipas shijes së Putinit, me stil barbie, madje ngjan me nënën e bijës së tij, Svetlana Krivonogikh. Ruan vlerat tradicionale si dhe Putin e pëlqen sepse ai nuk e vret mendjen për votuesit. Ai ka mbijetuar gjithmonë dhe nuk ka lidhje me realitetin”, tha Krivonogik, raporton DailyStar.

Gruaja është e bija e senatores ruse Yelena Mizulina, e cila drejton një shoqatë të fuqishme të biznesit në vend. Mediat thonë se ajo nuk ka ndonjë talent dhe nuk do të kishte një vend të mirë pune, në rast se nuk do e ndihmonte nëna e saj. Mediat bëjnë edhe ironi, duke thënë se ndoshta përshtatet me Vladimirin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB