Qytetërim

Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 4 grave

Akuzat ndaj 50-vjeçarit janë ngritur nga 4 gra të ndryshme.

I.F
Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 4 grave
Russell Brand

LONDËR- Komediani i njohur britanik, Russell Brand, akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale të ndodhura mes viteve 1999-2005. Autoritetet britanike shprehen se komediani i njohur për filmin e tij “Arthur”, por edhe për filma të tjerë, akuzohet për përdhunim oral dhe sulm seksual. Akuzat ndaj 50-vjeçarit janë ngritur nga 4 gra të ndryshme.

Sipas Sky News, Brand do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të premten më 2 maj. Ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje në zonën e Bournemouth në 1999 dhe për sulm të seksual të një gruaje në zonën Westminster të Londrës në vitin 2001. Ai akuzohet gjithashtu për përdhunimin oral dhe sulm seksual të një gruaje në Westminster në vitin 2004. Akuza e katërt pretendon se një grua është sulmuar seksualisht në Westminster midis 2004 dhe 2005.

Vetë komediani i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur ato “shumë lënduese”./ZËRI

Poll

MOS HUMB