Qytetërim

Sean 'Diddy' Combs përballet me 6 padi të reja për sulme seksuale

Combs akuzohet se ka joshur një viktimë femër në një tualet ku dhe e përdhunoi.

M.M
Sean 'Diddy' Combs përballet me 6 padi të reja për
Festat e P Diddy

SHBA- Sean "Diddy" Combs, gjyqi i të cilit për krimet seksuale do të fillojësë shpejti, tani po përballet edhe me 6 me padi të tjera për sulme seksuale që datojnë nga 1995 deri më 2021. Gjashtë paditë u ngritën në mënyrë anonime në gjykatën federale të Manhattanit. Katër prej tyre janë meshkuj dhe dy janë femra.

Incidenti i parë sipas denoncimit ndodhi në vitin 1995, ku një grua u sulmua seksualisht nga Combs në një ngjarje për videon muzikore të Biggie Smalls "One More Chance".

Combs akuzohet se ka joshur një viktimë femër në një tualet ku dhe e përdhunoi.

"Më mirë mos i trego askujt për këtë, ose do të zhdukesh," i tha Combs gruas.

Një paditës ka pohuar se Combs e ka sulmuar seksualisht në një nga ‘festat e bardha’ në vitin 1998 kur ai ishte 16 vjeç, sipas mediave vendase.

Në vitin 2004, dy gra u sulmuan seksualisht nga ylli i muzikës pasi morën pjesë në një set fotografik që përfshinte grupin e Combs Da Band, sipas dosjeve gjyqësore.

Në vitin 2021, një tjetër person ka akuzuar Combs se ka hedhur drogë në pijen e tij në një festë. Combs dhe tre burra të tjerë më pas dyshohet se e përdhunuan. Të gjithë paditësit kërkojnë dëmshpërblim ndërsa Gjyqi për krimet seksuale është caktuar për në maj 2025./ ZËRI

Poll

MOS HUMB