
NEW YORK- Gjyqi i reperit Sean 'Diddy' Combs është caktuar më 5 maj 2025. Data e gjyqit u caktua nga gjykatësi Arun Subramanian, një kohë kjo që është në përputhje me kërkesat e ekipit të Combs, të cilët e kërkuan seancën të zhvillohej në prill ose në maj.
Diddy ndodhet në paraburgim që prej 16 shtatorit, kur u arrestua nga policia në New York nën akuzat për shantazh, abuzim seksual, dhunë dhe prostuticion.
Diddy bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatë dje pas arrestimit të tij. Nëna e tij Janice Combs së bashku me fëmijët e tij morën pjesë gjatë seancës. Ekipi ligjor i Combs paraqiti një mocion të mërkurën për një urdhër paraprak duke akuzuar qeverinë e SHBA për orkestrimin e një fushate shpifjeje në bashkëpunim me median për të minuar një gjyq të drejtë.
Sipas memorandumit, i cili u mor nga Variety, avokati i Combs pretendon se ka pasur përpjekje të shumta në "skemën e qeverisë" për të minuar të drejtën e tij për një gjykim të drejtë. Në dokumentin e detajuar, avokati kërkon që të merren parasysh mjetet e duhura juridike, duke përfshirë përjashtimin e dëshmitarëve ose heqjen e të gjitha akuzave në aktakuzën e tij.
Përveç kësaj, theksohen katër taktika të ndryshme të sjelljes së pahijshme të mediave, që është publikimi i një videoje në vitin 2016 nga CNN në të cilën Combs duket se sulmon ish-të dashurën e tij Cassie Ventura.
Avokatët e tij thonë se as Ventura dhe as një palë e tretë nuk ishin në dijeni se kjo video u shpërnda prej tyre, pasi Ventura në padinë e saj për sulm seksual nuk përmend të ketë ndarë informacione me mediat. Kështu, avokatët akuzojnë qeverinë si fajtorin më të mundshëm duke pasur parasysh kohën e publikimit të videos. Ekipi i tij ligjor pretendon se agjentët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së minuan themeluesin e Bad Boy Records duke ngritur akuzat kundër tij. /ZËRI