Qytetërim

Shqipëria u kualifikua në 'Euro2024', mediat serbe: U sollën si primitivë, UEFA reago!

Aq shumë të "mërzitur" duket se kanë qenë saqë kërkojnë ndërhyrjen nga ana e UEFA-s.

k.m.
Shqipëria u kualifikua në 'Euro2024', mediat serbe: U
Foto ilustruese

BEOGRAD- Mediat serbe duket se nuk e kanë pritur mirë kualifikimin e Shqipërisë në "Euro2024". "Informer.rs" ka shkruar për një pankartë të shpalosur në stadium, por edhe për djegien e një flamuri serb jashtë stadiumit. Aq shumë të "mërzitur" duket se kanë qenë saqë kërkojnë ndërhyrjen nga ana e UEFA-s. Megjithatë deri më tani, thirrja e tyre nuk ka shkuar në 'veshët' e duhur.

Shqipëria u kualifikua në 'Euro2024', mediat serbe: U

SHKRIMI I PLOTË:

Skuadra shqiptare e futbollit arriti të kualifikohej në Europian dhe tifozët e tyre u sollën në mënyrë primitive në tribuna. Pavarësisht barazimit në raundin e fundit kualifikues ndaj Ishujve Faroe në shtëpi (0:0), Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian të Gjermanisë vitin e ardhshëm. Megjithatë, ndeshja e fundit dhe suksesi i tyre u la në hije nga sjellja e egër dhe e papërshtatshme e tifozëve në tribunë. Në Shqipëri pas ndeshjes i kanë vënë flakën flamurit serb, rreth të cilit kanë kërcyer dhe të emocionuar kanë lëshuar thirrje të ndryshme.

Gjatë ndeshjes me Ishujt Faroe është shfaqur një pankartë që ka tmerruar të gjithë tifozët e futbollit.

“Zoti është shqiptar”, shkruhej në këtë pankartë që shqiptarët e shfaqën në tribuna. Kjo sjellje është sigurisht skandaloze, shpresojmë që UEFA të veprojë për shkak të këtyre lëvizjeve të turpshme.

Shqipëria i mbylli kualifikueset për Kampionatin Europian në grupin E me 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, shënoi 12 gola. Pas nesh, me të njëjtat pikë renditet Çekia, pastaj vjen Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB