Qytetërim

San Marino thyen 'rekord', shënon në 3 ndeshje radhazi

Ekipi i San Marinos ka arritur të realizojë 3 gola në 3 sfidat e fundit në eliminatoret e Europianit, një rekord më vete për Kombëtaren modeste.

D.XH
San Marino thyen 'rekord', shënon në 3 ndeshje radhazi
San Marino

SAN MARINO – Skuadra e San Marinos, e cila renditet e fundit në klasifikimin botëror të Kombëtareve, ka “thyer” një rekord. Ekipi modest ka arritur që të shënojë gola në tri sfidat e fundit që zhvilloi.

San Marino humbi 2:1 në shtëpi përballë Danimarkës, po ashtu humbi dhe në Kazakistan me rezultatin 3:1 dhe dje u mund në stadiumin e saj 1:2 nga Finlanda. Pavarësisht se ekipi modest nuk arriti të marrë qoftë edhe një pikë në kualifikuese, është një rekord më vete për këtë skuadër që të shënojë në 3 sfida rresht.

Modestët e San Marinos i shënuan Finlandën në minutën e 97 të sfidës, në humbjen e tyre 1:2. Mesfushori finlandez Pyry Soiri çbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, pasi San Marino kishte arritur të mbajë në shifrat 0:0 rezultatin e pjesës së parë.

Soiri shënoi golin e dytë, tetë minuta më vonë. Finlanda përfundoi e treta në Grupin H dhe siguroi play-offin, për turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani.

San Marino pësoi 31 gola në fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024 dhe ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në fushatë eliminatore. E vetmja fitore që ata kanë në historikun e tyre është 1-0 ndaj Lihtenshtajnit, në një miqësore në 2004./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB