Qytetërim

Siria për herë të parë në Kupën e Azisë! Përkthyesi dhe gazetari qajnë si fëmijë

Ata shpërthyen në lot, pasi Siria nuk ishte kualifikuar ndonjëherë në fazën finale të Kupës së Azisë, që nga viti 1980.

D.XH
Siria për herë të parë në Kupën e Azisë!
Perkthyesi dhe gazetari qajne pas kualifikimit te Sirise ne 1/16 e Kupes se Azise

SIRI – Siria dhe Palestina janë kualifikuar në fazën finale të Kupës së Azisë, ku me njëra-tjetrën do të përballen 16 skuadra. Të dyja ekipet morën fitore në sfidat përkatëse. Palestina mundi 3:0 Hong Kongun.

Siria mundi 1:0 Indinë dhe kështu sirianët u kualifikuan në Kupën Aziatike. Ata arritën të gjejnë një vend në 16-tëshe, pasi janë kualifikuar si e treta më e mire në grup. Kjo është hera e parë që Siria kualifikohet në fazën e “nokautit” në Kupën e Azisë.

Por një skenë e pazakontë është vërejtur në fund të ndeshjes, ku Siria siguroi kualifikimin në 16-shen më të mirë të Azisë. Gazetari që po merrte në intervistë trajnerin dhe përkthyesi kanë shpërthyer në lot, sikur të ishin fëmijë. Kjo është hera e parë, që Siria kualifikohet në fazën finale të Kupës Aziatike, pasi merr pjesë në turne që nga viti 1980./ZËRI/

Poll

MOS HUMB