Qytetërim

Stresit nuk i del e keqja me Ministren e Drejtësisë: Turp! 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë time

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it, ai tregon se motra e tij është kërcënuar.

f.t
Stresit nuk i del e keqja me Ministren e Drejtësisë: Turp! 500 forca
Arkimed Lushaj

TIRANË-  Policia e Kosovës është në kërkim të Arkimed Lushajt, reperit të njohur me emrin Stresi. Reperi nga arratia ka disa fjalë për Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it, ai tregon se motra e tij është kërcënuar. Po ashtu ai e quan turp vendimin e Ministres dhe tregon se është ushtruar një kontroll nga forcat e policisë.

“E nderuar Ministre! A e keni parë që tre vjet se si po kërcënohemi ne nëpër rrjete sociale? Se si po na kërcënohet motra? Nëse jeni feministe sadopak dhe e doni forcën e gruas, futuni pak në TikTok dhe mblidhini të gjitha videot dhe kërcënimet që shajnë gratë nga një pervers 40-vjeç me fëmijë! Edhe që se kemi prekur hiç! Dhe ju çoni urdhër arresti me ardh me na arrestu ne në Shqipëri? 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë time. A jeni normal ju? E nderuar Ministre, je e re, turp e marre ju koftë! Me mua shumë vështirë!”-shkruan Stresi.

Ministrja Albulena Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t'u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Medi Iseni dhe kunatit të tij.

Reperi i njohur, Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në Kune, në Shëngjin. Ai dyshohet se së bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi Iseni. Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën për të cilin akuzohen Niozy me DJ-n e tij, ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërkohë Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim. Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Stresit./ZËRI

Poll

MOS HUMB