
TIRANË- Banoret e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli dhe aktorja Egla Ceno nuk e kanë të re mungesën e simpatisë që kanë ndaj njëra-tjetrës. Për ta ngacmuar, gazetarja i tha banores se mund t'i lërë të dashurin e saj për të kaluar natën. Batutë që aktorja ia ktheu me ironi duke e trajtuar si një foshnjë, ashtu siç Ilnisa i thërret me përkëdheli Meritonit, "beb". Por sërish, e prekur nga këto fjalë të Ilnisës, Egla i tha asaj se do t’i fliste me një gojë tjetër, por janë në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku i shikojnë mijëra njerëz.
Pjesë nga biseda:
View this post on Instagram
Ilnisa: Ti fli me Meritonin dhe unë po fle te ty.
Egla: Jo unë do fle në mes. Po ma le një xhiro Meritonin të fle me të?
Ilnisa: Po nuk kam pelena, as qumësht sepse do qash natën dhe do më lësh pa gjumë.
Egla: Do qaj natën! Pse?
Ilnisa: Vetëm qan natën.
Egla: Isha duke t’u përgjigjur me gojën tjetër, por s’kam mikrofon. (I drejtohet Meritonit) Ilnisa po më thotë që duhet të fle vetëm me ty
Ilnisa: Do të qash natën
Egla: Ilnisa mos i hy një muhabeti që s’të nderon, humbet ai, jo unë.
Meritoni: A bën një treshe fantastike?
Egla: Graciano doli, do që të dalësh edhe ti tani?