Qytetërim

Të premten hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026

48 ekipet janë ndarë në katër vazo me nga 12 ekipe secila.

F.I
Të premten hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet të premten në 'Qendrën Kennedy' të Washingtonit. Këtë herë numri i ekipeve pjesëmarrëse do të rritet nga 32 në 48 dhe turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke zgjeruar kohëzgjatjen në pesë javë (11 qershor - 19 korrik 2026). 48 ekipet janë ndarë në katër vazo me nga 12 ekipe secila.

Ekipet e ndara në short me pesë skuadra do të fillojnë procesin e kualifikimit gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, i cili aktualisht është planifikuar për në mars 2025. Skuadrat e ndara me katër kombëtare do të fillojnë në shtator përballjet e tyre.

Ndarja e vazove për shortin:

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.

Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.

Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it, dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.

Sfidat play-off që do përcaktojnë edhe gjashtë skuadrat e fundit që do marrin biletat e fazës finale, do luhen në fundin e marsit 2026. Shqipëria luan në Varshavë kundër Polonisë, ndërsa Kosova në Bratislavë kundër Sllovakisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 në Uashington./ZËRI

Poll

MOS HUMB