Qytetërim

'Turp për moshën që ke, s'ke fytyrë'/ Debati Ledjona-Ilnisa kalon limitet

Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa i drejtohet Ledjonës se nuk ndjen asnjë lloj konkurrence me të në lojë e madje as nuk e llogarit në shtëpi, ndërsa kjo e fundit i tha se nuk ka argument dhe as fytyrë për të folur për të. 

a.l
'Turp për moshën që ke, s'ke fytyrë'/ Debati
Ilnisa Agolli dhe Ledjona Xheladinaj

TIRANË- Mbrëmja e sotme në 'Big Brother Vip' është shoqëruar me debate të forta. Një përplasje ka ndodhur edhe mes vajzave, Ledjona dhe Ilnisa të cilat nuk i kanë kursyer as ofendimet dhe gjykimet personale. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa i drejtohet Ledjonës se nuk ndjen asnjë lloj konkurrence me të në lojë e madje as nuk e llogarit në shtëpi, ndërsa kjo e fundit i tha se nuk ka argument dhe as fytyrë për të folur për të. 

Pjesë nga debati:

Ledjona: Ec tani se të kanë parë ty dhe mua.

Ilnisa: S'kam koment.

Ledjona: Patjetër që nuk ke koment, se s'ke fytyrë.

Ilnisa: S'kam koment se vaj medet të të ktheja ty përgjigje. Kuptoje që unë nuk të llogaris fare ty në këtë lojë. është turp për bisedat e ulta që ke dhe sesi qasesh. Fishkëllimën dhe dorën mos ma trego mua. 

 

Poll

MOS HUMB