
TIRANË- Moderatori dhe gazetari Drini Zeqo ishte banori i parë që hapi dyert e “Big Brother VIP 3”, por edhe i pari që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. I ftuar sot në emisionin “Big Brother Fan Club”, Drini Zeqo tha se nuk i dihet nëse mund të kthehet sërish në shtëpi. Por nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra s anuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”.
Në spektaklin e djeshëm, Drini tregoi se e kishte lënë garën për shkak se e motra e tij, për të cilën zbuloi se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte nevojë për të. Ndaj edhe nuk mund të ishte më pjesë e shtëpisë.
Megjithatë duket se derën e ka lënë ende të hapur.../ZËRI