
SHBA-Justin Baldoni ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë 24 orëve të fundit, pas padisë për ngacmim seksual të ngritur nga aktorja Blake Lively. Aktori 40-vjeçar është parë për herë të parë pas akuzave ndaj tij, teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emily Baldoni.
Çifti, i cili u martua në korrik 2013, u kapën nga papracët duke lënë fëmijët e tyre, Maya, 9 vjeç, dhe Maxwell, 7 vjeç, në shtëpinë e një të afërmi përpara se të shkonin në një takim pune në Beverly Hills.

Lively ka ngritur një padi në Kaliforni, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual dhe se kishte dëmtuar reputacionin e saj. Sipas padisë, incidentet në fjalë për të cilat është ankuar Lively kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filmit, premiera e të cilit u zhvillua në gusht.
Aktorja ankohet se kolegu i saj e puthte edhe pa qenë në skenar, hynte në dhomën e saj të zhveshjes edhe kur ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës së saj, madje dhe i fliste për varësinë e tij ndaj filmave për të rritur. Madje pretendon se Baldoni dhe kompania e prodhimit të filmit, "Wayfarer Studios", u angazhuan më pas në një fushatë "manipulimi" për të "rrënuar" reputacionin e Lively-t. Akuzave, Baldoni u përgjigj duke hedhur poshtë pretendimet e Lively./ZËRI