Qytetërim

VD- 'Meriton një dru!' Egla Ceno konfliktohet me një vajzë për rrugën, bllokon qarkullimin

Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

F.I
VD- 'Meriton një dru!' Egla Ceno konfliktohet me një
Egla Ceno

TIRANË-Aktorja dhe fituesja e 'Big Brither Vip 3', Egla Ceno ka bllokuar qarkullimin te Liqeni i Thatë, pasi një vajzë i tha "meriton një dru". Përreth 40 minuta, rruga e Liqenit të Thatë është bllokuar pasi aktorja nuk pranonte të vazhdonte pa ardhur policia më parë.

Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të. Rruga u hap vetëm pas ardhjes së Policisë. 


Sipas informacioneve për Ditarmedia, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

Poll

MOS HUMB