Qytetërim

U shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, Stresi ka një përgjigje: A i keni marrë parashutat!

Pas njoftimit, Stresi ka reagur menjëherë duke e cilësuar vendimin e Policisë si qesharak.

f.t
U shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, Stresi ka një
Arkimed Lushaj

KOSOVË-Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim është edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax. Arkimed Lushaj akuzohet për veprën penale “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Teksa bashkangjisin foton dhe detajet fizike të Stresit, autoritetet kosovare kërkojnë ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij. Pas njoftimit, Stresi ka reagur menjëherë duke e cilësuar vendimin e Policisë si qesharak.

“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”,-ka thënë Stresi në postim.

U shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, Stresi ka një
KOMENTI

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se ka dhunuar Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa,reperi Noizy e ka quajtur ngjarjen një pdrejtësi dhe po e ndjek në rrugë ligjore. Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB