Qytetërim

U vu me ‘shpatulla pas murit’ nga opinionistët, Romeo: Jam gati të bëj valixhen, të dal

Dy opinionistët thanë mbrëmjen e djeshme se Romeo është duke ushtruar presion mbi Heidin, dhe po ndikon në lojën e saj

E.K
U vu me ‘shpatulla pas murit’ nga opinionistët, Romeo: Jam gati
Romeo Veshaj dhe Arber Hajdari

TIRANË- Pas spektaklit të mbrëmshëm Romeo gjatë një bisede me Erjolën është shprehur se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Konkurrenti tha se ndihet shumë i prekur nga komentet negative të dy opinionistave të spektaklit, Arbër Hajdri dhe Ori Nebijaj, të cilët i thanë se po i bën presion partneres së tij, Heidit.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj

Erjola: Kupto diçka Romeo që është një opinion i vetëm

Romeo: Si një moj ishin te tre

Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë

Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj

Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë

Romeo: Jo moj, jam unë ai që po i fus presion kësaj gocës

Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës

Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?

Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë.

Poll

MOS HUMB