
BRAZIL- Një video e Neymar po bën xhiron e rrjetit, ka marrë vëmendje dhe është komentuar gjithandej. Këtë herë jo për shkëlqimin e futbollistit në fushë, as për skandalet me femra nëpër klube nate, por për një gjest të tij në ditën e lindjes së vajzës së tij, Mavie.
Braziliani është filmuar duke luajtur poker online teksa festonte me ish-partneren e tij Bruna Biancardin, gjatëmujorin e lindjes së vajzës së tyre. Neymar si duket nuk ishte i vëmendshëm edhe në momentin më kulminant. Teksa po i këndonin vajzës së tyre në mesin e shumë të ftuarve, Neymar me një dorë mbante vajzën dhe me tjetrën luante poker, një gjest që është “kryqëzuar” në rrjet nga fansat e tij.
this guy neymar is absolutely finished
— ???? (@KyKySZN) April 11, 2024
bro is gambling on poker in the middle of his daughters birthday ???????????????? pic.twitter.com/3bQ3MWrIty
Kujtojmë se përpara se të transferohej në ekipin arab nga PSG-ja, sulmuesi pranoi se planifikon të bëhet profesionit në poker, pasi të jetë pensionuar./ZËRI