
TIRANË-Aludimet se çifti i Big Brother VIP janë ndarë, u shtuan pasi aktori Romeo Veshaj nuk u shfaq pranë Hedi Bacit në festën e 'After party' dhe as në post BB. Por së fundi dyshja ka zbuluar se ndodhen pranë njëri-tjetrit. Ka qenë Heidi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka ndarë momente nda dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos.
“Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thitë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit u shpreh se “e bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.
Pas përfundimit të Big Brother Vip, Heidi Baçi ka treguar se po planifikon të qëndrojë për disa kohë në Shqipëri, për të shijuar lidhjen e saj të dashurisë me aktorin, Romeo Veshaj. Ky i fundit ka pasur hatërmbetje me produksionin, dhe nuk është shfaqur në takimin post BB që u transmetua mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel. Heidi ka treguar se në këto dy ditë jashtë shtëpisë raporti i tyre është shumë i mirë, dhe po shijojnë momentet e privatësisë, pa praninë e kamerave./ZËRI