Qytetërim

Vdes Akira Toriyama, krijuesi i "Dragon Ball"

"Dragon Ball" u bë një fenomen ndërkombëtar dhe ka miliona fansa në mbarë botën

k.m.
Vdes Akira Toriyama, krijuesi i "Dragon Ball"
Akira Toriyama

JAPONI- Krijuesi i mangës dhe fenomenit global "Dragon Ball", Akira Toriyama, vdiq më 1 mars në moshën 68-vjeçare nga një hematomë subdurale. Varrimi i tij u bë me një rreth shumë të mbyllur personash.

Vdekja e Toriyama u konfirmua nga faqja zyrtare e "Dragon Ball", e cila lëshoi ​​një deklaratë duke nderuar krijuesin mbrëmjen e së enjtes.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Akira Toriyama, i cili kishte ende disa projekte për të cilat punoi me shumë entuziazëm, por i la në mes. Ai ka lënë shumë tituj manga dhe vepra arti. Falë mbështetjes së kaq shumë njerëzve, ai mundi të vazhdojë aktivitetet e tij krijuese për më shumë se 45 vjet. Shpresojmë që bota unike e krijimit të Akira Toriyama do të vazhdojë të jetë e dashur nga të gjithë për një kohë të gjatë.”

Por kush ishte animatori?

Toriyama gjeti sukses të hershëm në industrinë e mangave duke krijuar serialin popullor “Dr. Slump' në fund të viteve '70, duke fituar çmimin Shogakukan Manga në 1981. Megjithatë, ky krijim nuk ishte asgjë në krahasim me "Dragon Ball". Dragon Ball është një nga seritë më të suksesshme të mangave të të gjitha kohërave. Son Goku, një fëmijë që nuk arrin të mësojë artet marciale, shndërrohet në një hero që fluturon lart dhe mund të gjuajë rrufe nga duart e tij. “Dragon Ball” u kthye në një fenomen ndërkombëtar dhe numëron miliona fansa në mbarë botën.

Duke qenë një artist që punoi kryesisht jashtë vëmendjes, puna e Toriyama u shtri përtej "Dragon Ball". Toriyama iu rikthye në "Dragon Ball" në vitet 2010, duke u marrë me shkrimin e skenarit për filmin Dragon Ball Z: Battle of Gods, përshtatja e parë e filmit "Dragon Ball" në gati 20 vjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB