
TIRANË-Një incident aspak i këndshëm ndodhi në shtëpinë e Big Brother, teksa banorët po kalonin momente gazmore. Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcejnë. Por jo çdo gjë shkoi mirë për Erjolën, e cila ka shpërthyer në lot pasi banori i ri Shkëlqim Bega, e ngriti në krahë dhe e hodhi në pishinë. Banori i BBV e ngriri në krah moderatoren duke i prekur të pasmet dhe duke ia zbuluar para kamera, ndërsa Erjola tentoi të mbulohej me duar.
“Jo jo, të kam zemër”– iu drejtua Erjola Doçi.
Moderatorja ka dalë mes lotësh nga pishina, ndërsa shpërtheu keq ndaj konkurrentit duke thënë që nuk dëshironte të futej në pishinë, por vetëm të kërcente.
“Doja të kërceja dhe tani erdha të bëj dush. Doja të kërceja dreqin dhe tani të rri të bëj dush sërish dhe ta dalin brekët e mia në mes të Shqipërisë. Më mori në krah dhe m’i nxorri të gjitha jashtë”- tha ajo.
/ZËRI