Qytetërim

Vjet prishi një mallkim ndaj vetes, dje u kujdes për të prishur një tjetër "mallkim" të madh në Botën e Futbollit

Mallkimi i Herri Kejnit duroi 32 vjet që gjiganti i sulmit, një ndër sulmuesit më të mëdhenj në qarkullim të fitonte trofeun e parë

Redaksia Zëri
Vjet prishi një mallkim ndaj vetes, dje u kujdes për të prishur
Herri Kejni

GJERMANI- Vjet, në sezonin 2023/2024, Bajer Leverkuseni theu mallkimin që e kishte emërtuar “Neverkusen”. Neverkusen" ose Vizekusen janë pseudonime që iu ngjitën skuadrës për vendet e saj të dyta, dhe humbjet dramatike të kryesimeve në javët e fundit të kampionateve për gabime foshnjërake; në 4 nga 6 kampionatet e ciklit 1996-2002, Leverkurseni ishte pretendent dhe garues kryesor, 3 prej tyre i humbi në javën e fundit dhe në 4 syresh u rendit i dyti: 1996/1997, 1998/1999, 1999/2000, 2001/2002.

Brenda këtij cikli Leverkurseni humbi edhe finalen e Kupës Gjermane 2001/2002 dhe finalen e Ligës së Kampioneve 2001/2002. Deri vjet skuadra mbetej e pashëruar, pasi edhe pas ciklit 1996-2002, humbi një tjetër finale kupe në 2008/2009 dhe 2019/2020, si edhe u rendit e dyta e kampionatit në sezonin 2010/2011. Spanjolli Alonso, me një Kampionat dhe një Kupë, pavarësisht se e humbi me Atalantën finalen e Ligës së Evropës, e theu këtë mallkim.

Jo zyrtarisht për “Aspirinat” po vlon një “nofkë e re”: mallkimprishësit. Këtë sezon, me barazimin e djeshëm me San Paulin, e çuan në 8 pikë diferencën me vendin e parë, Bajernin e Mynihut, për të cilin nuk duket fort i ri fakti që thuajse e siguroi kampionatin, sepse e ka fituar 33 herë, mirëpo Mallkimi i Herri Kejnit duroi 32 vjet që gjiganti i sulmit, një ndër sulmuesit më të mëdhenj në qarkullim të fitonte trofeun e parë. Leverkuseni, me shkujdesjen ndaj San Paulit, dje u kujdes ta çliront edhe Herri Kejnin nga ky mallkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB