Qytetërim

Zyrtare! Sfida Serbi-Shqipëri, mësohet stadiumi, kuqzinjtë do të luajnë në Beograd

Stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që do të shërbejë për sfidën ndaj Anglisë, më 9 shtator dhe atë përballë Shqipërisë, më 11 tetor.

F.I
Zyrtare! Sfida Serbi-Shqipëri, mësohet stadiumi, kuqzinjtë do
FOTO ILUSTRUESE

SERBI-Serbia do të presë Shqipërinë me 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Federata serbe e futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që do të shërbejë për sfidën ndaj Anglisë, më 9 shtator dhe atë përballë Shqipërisë, më 11 tetor.

Njoftimi:

Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Serbisë kundër Anglisë më 9 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, ndërsa për ndeshjen e fundit kundër Letonisë është përzgjedhur stadiumi “Duboçica” në Leskovac.

Poll

MOS HUMB