Politikë

'Protesta, luftë digjitale, nuk e luftojmë dot'-Rama 1 orë takim me ministrat dhe drejtuesit politikë, largohet me Ballën

Rama u ka kërkuar socialistëve që bashkë me deputetët të jenë sa më aktivë në terren.

F.I
'Protesta, luftë digjitale, nuk e luftojmë dot'-Rama 1
Taulant Balla dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë, ku Rama u ka kërkuar socialistëve që bashkë me deputetët të jenë sa më aktivë në terren, për të dëgjuar problematikat e qytetarëve.

"Është një luftë digjitale, nuk e luftojmë dot", mësohet se ka thënë Rama lidhur me protestat qytetare të zhvilluara për 24 ditë radhazi në Tiranë.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit, Rama pritet të zhvillojë një tjetër takim me kryebashkiakët e vendit. Takimi i dytë është planifikuar të mbahet në ambientet e ish-hotel “Dajti”.

Poll

MOS HUMB