Aktualitet

Sherr me sende të forta tek rezidenca "Long Hill", një i plagosur

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

k.m.
Sherr me sende të forta tek rezidenca "Long Hill", një i
Foto ilustruese

TIRANË- Një sherr me sende të forta ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Lundrës në Tiranë. ZËRI ka mësuar se sherri ka ndodhur në pishinat e rezidencës në "Long Hill", ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Por ende nuk dihen detaje të tjera. 

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB