Politikë

Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel: Vlerësime për ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes

Rama e ka cilësuar Rutte-n si një mik të Shqipërisë dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

M.K.
Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel: Vlerësime për ecurinë
Edi Rama dhe Mark Rutte

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte gjatë vizitës së tij në kryeqytetin belg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi. Rama e ka cilësuar Rutte-n si një mik të Shqipërisë dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në reagimin e tij, kryeministri është ndalur veçanërisht te vlerësimet që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur për ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Aleancë.

Postimi i plotë:

“Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.

Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel: Vlerësime për ecurinë

./ZËRI

MOS HUMB