Aktualitet

Protestuesit refuzojnë praninë e PD, përplasje fizike me demokratët: Largohuni

Situata është tensionuar mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike.

F.I
Protestuesit refuzojnë praninë e PD, përplasje fizike me
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Sot në Tiranë po zhvillohet protesa kombëtare e thirrur nga studentët. Ndërkohë edhe demokratët u mblodhën në selinë e PD-së dhe më pas marshuan drejt godinës së kryeministrisë. Opozitarët u ulën mbi ‘sofrën e dialogut’ të vendsour nga kryeministri Edi Rama dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tij.

Pas kryeministrisë demokratët shkuan drejt Ministrisë së Arsimit për t'u bashkuar me studentët, por janë refuzuar nga protestuesit. Situata është tensionuar mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike.

"Largohuni. Nuk përfaqësoni studentët", tha një protestues.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk është pranuar.

Prej katër ditësh, Policia ka gjobitur me vlerën 50 mijë lekë të vjetra protestuesit, për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimive të mbajtuara para Kryeministrisë. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 105 persona. Në aktin Normativ të miratuar të mërkurën e 28 tetorit, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar./ZËRI

MOS HUMB