SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale dhe disa prej ambienteve përreth saj monument kombëtar. Trump deklaroi se masa synon të mbrojë pamjen dhe strukturën historike të zyrës presidenciale, duke mos lejuar që ato të shkatërrohen apo të ndryshohen rrënjësisht nga presidentët e ardhshme.
“Po e bëjmë një monument kombëtar dhe askush nuk do të lejohet ta prekë, ta shkatërrojë apo ta shembë”, u shpreh Trump të enjten për gazetarët.
Gjatë mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan ka ndërmarrë ndryshime të konsiderueshme në pamjen e Zyrës Ovale, ku bien në sy elementet e shumta dekorative në ngjyrë ari.
Urdhri ekzekutiv vjen disa muaj pasi Trump ndërmori shembjen e plotë të Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle të re ballore. Projekti është përballur me sfida ligjore, ndërsa ndërtimi ka vijuar pas miratimit edhe nga Kongresi amerikan.