TIRANË- Erjon Vishkulli, protestuesi i lënduar në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njofton se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. Në njoftim, ministrja bën të ditur gjithashtu se qeveria ka shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për 28-vjeçarin për rrugëtimin drejt rikuperimit.
Njoftimi i plotë:
Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.
Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonit.
Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.
Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit.
28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur gjatë protestës së 24 tetorit. I riu iu nënshtrua një operacioni në sy, ndërsa më pas u transportua drejt Italisë për mjekim më të specializuar dhe për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë për heqjen e plumbit të gomës nga syri. /ZËRI