Aktualitet

U sulmua nga ariu apo u vra? 61-vjeçarit në Bulqizë i gjendet një plumb në kraharor

Sipas ekspertizës mjekoligjore, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri në pjesën e kraharorit.

F.I
U sulmua nga ariu apo u vra? 61-vjeçarit në Bulqizë i gjendet
pamje nga vendngjarja

BULQIZË- Hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku u raportua se humbi jetën pasi u sulmua dhe kafshuar nga një ari, kanë marrë një tjetër kthesë. Fiku, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Sipas ekspertizës mjekoligjore, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri në pjesën e kraharorit.

61-vjeçari kishte dalë në mal për të kullotur dhitë dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte kthyer në banesë i plagosur. Familjarët njoftuan Policinë dhe kërkuan ndihmë mjekësore, duke pretenduar se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Ambulanca dhe Policia kanë shkuar në banesën e 61-vjeçarit dhe e kanë transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Zbulimi i plagëve nga arma e zjarrit ka ndryshuar hetimin, ku autoritet janë përqëndruar në pistën e vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku shtetasi U. F., 61 vjeç, dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), bëjmë me dije se:

Nga hetimet e kryera deri në këto momente nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se 61-vjeçari perveç dëmtimeve të dyshuara se janë të shkaktuara nga kafsha e egër,  është konstatuar një plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

MOS HUMB