Video

U transferua nga burgu i Durrësit në Fier, Veliaj: Rrëmbim policor

Kryebashkiaku shprehet se nuk është vënë në dijeni më herët për transferimin dhe i kërkon publikisht Avokatit të Popullit që të ndërhyjë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet.

zh.ll
U transferua nga burgu i Durrësit në Fier, Veliaj: Rrëmbim
ERION VELIAJ

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier. Lidhur me këtë, reagoi vetë kryebashkiaku, duke e cilësuar transferimin si 'rrëmbim policor'. Në një deklaratë publike, Veliaj pretendon se transferimi është kryer pa u njohur me aktin dhe arsyet ligjore, pavarësisht kërkesës së tij dhe të avokatit. Kryebashkiaku shprehet se nuk është vënë në dijeni më herët për transferimin dhe i kërkon publikisht Avokatit të Popullit që të ndërhyjë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet. Veliaj qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

/ZËRI

MOS HUMB