Video

8 muaj në arrati! Prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit

ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i Agasit, deri në shoqërimin në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.

F.I
8 muaj në arrati! Prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit
Foto Ilustruese

DURRËS- Biznesmeni Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e tenderave të AKSHI-t u arrestua mbrëmjen e djeshme (26 gusht) në Durrës. Bashkë me të u vendos në pranga edhe ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i cili e shoqëronte në makinë. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit. Ndjekja ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i Agasit, deri në shoqërimin në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë. Agasi i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataragu ka tentuar edhe të arratiset drejt Shkozetit. Në një imazh të siguruar nga ZËRI shihet audi luksoz teksa tenton të thyjë postbllokun e ngritur për kapjen e tij, ndërsa një efektiv i shqiponjave u ka dalë përpara me Kallashnikov në aksin Golem-Plepa. Operacioni është mbajtur në sekret të plotë ndërsa mësohet se në momentin e ndalimit, duke menduar se po përballej me forcat policore të Durrësit, Agasi ka kundërshtuar duke ofenduar efektivët, por më pas kur ka kuptuar që ishte i rrethuar ka pranuar të kryejë të gjithë procedurat për arrestimin e tij. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, 'shkelje e barazisë në tendera', “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe 'korrupsion'.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB