TIRANË-Gjykata e Apelit në Francë ka rrëzuar kërkesën për lirimin e biznesmenit Ermal Beqirit, i cili do të vijojë të qëndrojë në dhomat e baraburgimit. Prokurorët kanë kundërshtuar lirimin e biznesmenit, me argumentin se ai mund të arratiset pasi ka një licencë piloti dhe gjithashtu mundësi financiare. Sipas avokatit mbrojtës, Beqiri kishte mësuar nga mediat shqiptare se ishte në kërkim dhe kishte njoftuar vetë autoritetet franceze. Vetë Beqiri ka deklaruar se nuk kishte zgjedhur vendin më të mirë për t'u fshehur.
“Kam ardhur në Francë në moshën 16-vjeçare dhe këtu kam familjen time të dytë. Lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, edhe në Dubai, por unë e dua Francën. Edhe pse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as vendin më të mirë për taksat…”, ka deklaruar ai.
Beqiri në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t u arrestua në 25 korrik pasi fluturoi me avionin e tij privat mbi centralin bërthamor të Penly-t. Lidhur me shkeljen ai u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh./ZËRI