Video

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Në bilancet e SPAK për pasuritë e sekuestruara anëtarëve të krimit të organizuar dhe personave të lidhur me ta, një numër të konsiderueshëm e zënë hotelet, që gjenden kryesisht në bregdetin shqiptar.

F.I
Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Foto ilustruese

TIRANË- Pas ngjarjes së Ksamilit, ku turisti portugez u qëllua me thikë për vdekje, një tjetër anë e turizmit shqiptar doli në pah. Në bilancet e SPAK për pasuritë e sekuestruara anëtarëve të krimit të organizuar dhe personave të lidhur me ta, një numër të konsiderueshëm e zënë hotelet, që gjenden kryesisht në bregdetin shqiptar. Sipas ish-prokurorit Eugen Beçi, sektori i turizmit dhe ndërtimit ofron terrenin ideal për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas tij, arsyet janë krejtësisht praktike dhe kanë të bëjnë me qarkullimin e lartë të parasë fizike (cash), si dhe me volumin e madh sezonal që lejon justifikimin e të ardhurave të padeklaruara përmes faturimeve fiktive ose rritjes artificiale të xhiros ditore. Eva Rama, kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Operatorëve Turistikë, u shpreh për BIRN se shqetësuese për turizmin është kur strukturat turistike rezultojnë të zotërohen apo kontrollohen nga persona të lidhur me veprimtari kriminale. Sipas saj bizneset që punojnë me kapital të ligjshëm nuk konkurrojnë në të njëjtat kushte me struktura ku mund të qarkullojë kapital me origjinë kriminale. Sipas ekspertëve, institucionet shtetërore duhet të verifikojnë burimet e vlerave financiare që investohen në sektorin e turizmit, si dhe në çdo sektor tjetër.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB