
foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur rreth problematikave të fundit që kanë hasur numëruesit, veçanërisht me votat e ardhurave nga Greqia. Celibashi informoi se 9 kuti janë të parregullta, si pasojë e mungesës së dokumentacionit të ardhur nga jashtë. Kryekomisioneri tha se ka pasaktësi për 109 fletë votimi. Ndërsa 55.519 vota janë shpallur të pavlefshme në total, pasi disa votues nga jashtë nuk kanë dorëzuar zarfin B, vetëm atë A.
/ZËRI
Poll