Video

Ekzekutohet miku i Emiljano Shullazit

ZËRI ka mësuar se viktimë e atentatit është Gilmando Dani, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur ka mbetur një person me mbiemrin Muça.

F.I
Ekzekutohet miku i Emiljano Shullazit
emiljano shullazi-Gilmando Dani

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (e martë 11 nëntor), në rrethin te zona e Aeroportit të Rinasit. ZËRI ka mësuar se viktimë e atentatit është Gilmando Dani, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur ka mbetur një person me mbiemrin Muça. Autorët qëlluan nga një Toyota Yaris drejt mjetit tip 'Benz' ku udhëtonte Dani dhe më pas u larguan drejt Fushë-Krujës. Automjet tip 'Benz' rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si 'Visi i garave'. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 36-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Mësohet se ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB