Video

“Fluturojnë” çmimet e qirave në Tiranë

Sipas agjentëve imobiliarë për Monitor pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar.

F.I
“Fluturojnë” çmimet e qirave në Tiranë
foto ilustruese

TIRANË- Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%. Sipas agjentëve imobiliarë për Monitor pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 kanë arritur 900 euro. Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB